Ekzekutimi i 46-vjeçarit në Shkodër, dalin detajet si u qëllua nga 2 persona me motor dhe si ‘karburanti tradhton policinë’

0
255

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Ridvan Ramazani na Dajç të Shkodrës.

Dyshohet se kanë qenë dy persona ata që kanë ekzekutuar Ramazanin, të cilët më pas janë larguar me motor.

Bëhet me dije se në vendngjarje janë gjetur rreth 20 gëzhoja kallashnikovi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në afërsi të një pike karburanti. Por ajo që e bën akoma më të vështirë identifikimin e autorëve është se kamerat e karburanit nuk janë funksionale.

Mësohet se është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje punëtori i karburantit

Sakaq, policia po heton mbi pistën hakmarrjs, pasi Ramazani ka patur konflikte me Edmir Koçian, i ekzekutuar në 28 nëntor në vitin 2012, ndërsa njihej edhe si një nga personat e “fortë” të Shkodrës.

Edmir Koçia, në atë kohë 38 vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”.

Autorët e krimit pasi e qëlluan për vdekje Koçian, qëlluan edhe 2 herë në ajër, për të dhënë mesazhin se gjakmarrja u arrit.

Edmir Koçia ka qenë person me precedent penal, i dyshuar për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here