Digjen tre makina në Vlorë dhe Elbasan, ja çfarë thotë policia

    0
    165

    Automjeti i shefit të paraburgitimit të policsë së Vlorës, Feim Alisinani është djegur gjatë natës, teksa dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.

    Sipas mediave, kamerat kanë pikasur dy autorët që thyen xhamin dhe i kanë vendosur flakën mjetit Nissan Micra i cili është djegur tërësisht.

    NJOFTIMI PARAPRAK

    Vlorë

    Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Ndërkaq, dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 nëntori”, ku ka marrë flakë mjeti tip “Volvo”, dhe mjeti ngjitur me të, të parkuar në rrugë.

    Hetimet kanë nisur ndërsa paraprakisht dyshohet se është aksidentale.

    NJOFTIMI I PLOTE

    Elbasan/ Informacion paraprak

    Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here