“S’do jetë për gjithë popullatën” Ja si do veprohet me mesimin online, ekspertja e ISHP tregon funksionimin e skenareve

0
241

Duke parë ecurinë e situatës së pandemisë, Komiteti Teknik i Ekspertëve nga java në javë del me masa edhe më shtrënguese. Gjatë ditëve të fundit, Shqipëria ka shënuar raste rekord të infektimeve të reja.

Ndodhur në këto kushte, u vendos që mësimi në sistemin parauniversitar që prej datës 1 dhjetor të zhvillohet i alternuar, në shkolla dhe online. Eugena Tomini ka hedhur dritë mbi këtë situatë, dhe se si do të procedohet më tej.

Në një lidhje ‘Skype’ për ‘Wake Up’, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tha se është propozuar mësim i alternuar, duke shpjeguar si do veprohet në zonat që nuk kanë shpërthim të Covid-19. Ajo u shpreh se do bëhet kombinim veprimesh, duke parë incidencën në bazë të qarqeve dhe njësive vendore. Pra, në zonat ku ka dyndje, do jetë mësimi i alternuar.

“Duke parë edhe sezonin që është sezoni i festave, sezoni i grumbullimeve, u pa e arsyeshme që t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, në bazë të skenarëve që ajo ka përgatitur për vjeshtë-dimrin, kalimi i alternuar i mësimit online dhe me prezencë fizike.

Nuk do jetë për gjithë popullatën dhe Shqipërinë. Do bëhet kombinim veprimesh duke parë incidencën në bazë të qarqeve dhe njësive vendore. Nëse për shembull në Tropojë kemi një situatë të qetë me raste sporadike, sigurisht që mësimi atje do vijojnë normalisht, me prezencë në klasë.

Në zonat ku ka dyndje, do jetë mësimi i alternuar. Duke filluar nga dhjetori, mësimi të bëhet edhe online edhe me prani fizike, në varësi të situatës epidemiologjike në rajon”, tha Tomini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here