Zbardhen detajet si ta përfitoni rimbursimin e barnave anti-covid falas/ Ministria publikon videon orientuese

0
233

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video orientuese që qytetarët e prekur nga Covid19 që trajtohen në banesë mund të përfitojnë barnat me rimbursim falas.

Qytetarët e prekur nga Covid19 duhet të lidhen me mjekun e familjes, por nëse nuk e dinë kush është mjeku i tyre i tyre i famlijes mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit, e lehtë ose e moderuar.

Me kodin e recetës një i afërm i pacientit paraqitet në farmaci për të marrë barnat falas. Rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid19 është deri në 1 muaj. Nga rimbursimi i barnave falas përfitojnë të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë ose të siguruar.

Postimi i Ministres Manastirliu

Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.

Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër  0800 40 40 për ta mësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here