Futbolli në zi/ COVID-19 i merr jetën ish- sportistit të njohur

0
11

Ish futbollisti i njohur lezhian Nikolin Lorenci ka humbur betejën me koronavirusin. Mëngjesin e sotëm ai është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Lorenci ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe si pasojë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm. Nikolin Lorenci lindi më 13 dhjetor 1949 në Lezhë dhe në vitin 2018 u shpall “Qytetar Nderi, për kotributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit si dhe edukimin e trajnimin e brezave ndër vite.

Nikolin Lorenci luajti zyrtarisht me fanelën e skuadrës së Besëlidhjes në maj të vitit 1965, në ndeshjen Butrinti- Beselidhja, dhe që nga ajo kohë e deri ne fund te sezionit 1978 -1979 nuk iu nda arenës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk mungoi në asnjë ndeshje.

Pasi la futbollin ai nuk iu nda sportit, pasi më vonë shërbeu si trajner i Beselidhjes, si shef i sportklubit dhe si drejtor sportiv në akademinë private të futbollit në Lezhë, “Brians” dhe “Porto”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj