Përplaset me makinë djali i reperit shqiptar, ja si është gjendja shëndetësore

0
258

Familja e reperit, Duda, është gjendur përballë një situate të vështirë së fundmi. Një nga djemtë e tij është përplasur nga një makinë në Londër dhe ka përfunduar në spital.
Fatmirësisht ai ka marrë vetëm dëmtime trupore dhe mjekët po kujdesen në spital për shëndetin e tij. Ka qenë vetë Duda që e ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto të djalit, në të cilën dallohen dëmtimet e lehta që ai ka marrë në fytyrë. Ai ka treguar se djali është shëndoshë e mirë dhe kjo falë mjekëve dhe Zotit.

Ndërkohë reperi disa ditë më parë festoi 35-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast publikoi një foto me 3 fëmijët e tij.
“Sot bëj 35 vjeç, fëmijët sa unë vetë… faleminderit Zotit për gjithë këto vjet me gjithë këto të mira”, shkroi Duda përkrah fotos me fëmijët e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here