Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi.
Ai ka akuzuar shefin e Shërbimin Sekret të Shqipërisë, Fatos Klosin, për vrasjen e tij. Berisha ka thënë se ky rast duhet të gjykohet nga Gjykata Speciale.
Berisha tha se ka pasur informacione se shërbimi sekret shqiptar është përfshirë në vrasjen e Krasniqit, ndaj dhe duhet të hetohet Fatos Klosi, i cili ka drejtuar SHISH në atë periudhë.
“Nuk kam pasur të dhëna se kush i ka kryer vrasjet e anëtarëve të LDK dhe FARK në Kosovë sepse po t´i kisha do t´i deklaroja.
Marrëdhëniet e mia me UÇK kanë qenë të shkëlqyera, kam pasur marrdhëniet më miqësore me Hashim Thaçin dhe të gjithë politikanët e Kosovës.
Vetëm njëherë kam kritikuar Albin Kurtin për ato veprimet në Kuvend sepse mendoja se nuk i shërbenin njohjeje të Kosovës”, tha Berisha për abc news.








































