Abuzoi me 30-vjeçaren me probleme mendore, në pranga i riu

0
218

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka abuzuar seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor.

Sipas burimeve zyrtare të policisë gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Sh. M nga Fushë Kruja për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here