Joe Biden bën paralajmërimin e frikshëm/ Zbardhet thirrja urgjente për Donald Trump

0
281

Presidenti i zgjedhur Joe Biden të hënën foli me udhëheqësit e biznesit dhe të punës, pastaj mbajti një fjalim në lidhje me ekonominë dhe planin e tij “ndërto më mirë”. Ai i bëri thirrje Trump që të lejojë zyrtarët të punojnë me administratën e ardhshme për zhvillimin e një përgjigje të koordinuar ndaj pandemisë së koronavirusit, duke paralajmëruar se refuzimi i presidentit për ta bërë këtë rrezikon më shumë jetë amerikane.

Biden tha se ishte i nevojshëm bashkërendimi për të luftuar shpërthimin e koronavirusit. Ai e quajti krejtësisht të papërgjegjshëm Trump-in, pasi ky i fundit refuzon të pranojë se humbi votat, pavarësisht thirrjeve për ta bërë këtë nga të dyja palët.

Presidenti i zgjedhur Biden ka 306 vota në kolegjin zgjedhor, duke kapërcyer 270 vota të nevojshme për të fituar. Megjithatë, Trump, shkroi sërish në Twitter: “Unë fitova zgjedhjet!”, duke treguar edhe një herë se ai nuk i njeh këto zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here