Humb betejën me COVID-19 mjeku i njohur shqiptar/ Ja çfarë shkruante pak ditë më parë nga spitali teksa luftonte për jetën

0
327

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e mjekësisë. Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi, ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.

U prehsh në paqe dr. Draci

Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë që disa ditë më parë mjeku Ilirjan Drajçi publikoi një foto nga spitali ku bënte thirrje që të keni kujdes, pasi një gabim i vogël mund t’iu kushtojë jetën.

“Vazhdon beteja teper e veshtire me virusin. Te gjithe kolege, infsanitare, miq dhe shoke,po bejne gjithcka per te me shpetuar jeten. Mbani maska, ruani distancen, lani duart. Nje gabim i vogel, ju kushton jeten. Beteja vazhdon…”, shkruante ai.

Mjekësia në zi/ Humb betejën me COVID-19 mjeku i njohur shqiptar,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here