Google search engine
Home Aktualitet Sheh policët dhe i jep gaz makinës, por e pësojnë të rinjtë....

Sheh policët dhe i jep gaz makinës, por e pësojnë të rinjtë. Iu gjetën edhe…

0
278

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj dhe në kërkim një të tretë, teksa kanë sekuestruar një sasi prej 1.5 kg kanabis në sajë të operacionit të koduar “Hidrovori”.

Të rinjtë ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre në rrugën Shinat-Hidrovori, dhe në momentin që kanë parë policinë kanë shtuar shpejtësinë çka solli dyshime tek efektivët.

Policia u vu në pranga duke arrestuar dy pasagjerët teksa në kërkim është drejtuesi i mjetit.

NJOFTIMI

Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidrovori”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 1.5 kg kanabis.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin “Hidrovori”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. I. 26 vjeç, banues në Shemri, Kukës dhe D. Zh. 19 vjeç banues në Kalimash, Kukës,

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. D. 23 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Ne vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, nga punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimeve të shtuara është konstatuar një mjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit, në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke lëvizur në drejtim të Hidrovorit.

Menjëherë, punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit.

Shtetasi E. D. braktisi mjetin dhe bashkë me dy pasagjerët tentoi të largohej në zonën e pyllëzuar në teren malor.

Shërbimet e Policisë Kufitare u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e dy pasagjerëve, shtetasit E. I. dhe D. Zh, ndërsa drejtuesi i mjetit mundi të largohej. Shtetasi E. D. u shpall në kërkim dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 1.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistet për Hetimin e Narkotikeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I. dhe D. Zh., si dhe sekuestrimi i lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here