Kaosi mbizotëron spitaleve në Napoli, të Italisë, me sistemin shëndetësor të mbingarkuar.
Mediat e huaja raportojnë se në Napoli, njerëzit janë duke pritur për trajtim Covid në makinat e tyre, jashtë spitaleve. Stafi infermieror vendos aparate për frymëmarrje edhe në parking.
Kaosit i krijuar vjen, pasi qytetarët nxitojnë drejt institucioneve shëndetësore edhe me simptoma të lehta.
Situata është veçanërisht shqetësuese në jug, ku spitalet janë më pak të pajisura me aparatura sesa në veri.
Mjekët vazhdojnë të luftojnë në spitale, por në 24 orët e fundit 623 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit.








































