Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 19 persona në qarkun e Elbasanit, nga 506 rastet e reja që u evidentuan në të gjithë vendin.
Nga 19 personat në Elbasan ishin 10 mësues të infektuar. Kështu numri i mësimdhënësve që janë testuar pozitivë ka shkuar në 44.
Ndërsa numri i të infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar në 25,801. Ndërsa gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 11 qytetarë, duke e çuar numrin e viktimave në 590.








































