Kryeministri Edi Rama thotë se telefonat në spitalet Covid nuk lejohen ashtu sikurse nuk lejohen në shumë spitale Covid të vendeve të zhvilluara të botës.
Rama tha se pavionet Covid nuk janë stadiume apo dasma për të bërë video.
“Çfarë domethënë kjo, pse nuk i lënë telefonat në pavianët covid? Po kush ti lë telefonat në pavionët covid në cilën vend, në Itali, Amerikë? Ç’a është spitali covid? Stadium apo dasmë për të bërë video”, tha Rama.
Autoambulancat
“Shkoni shikojini çfarë kanë brenda. Nuk janë autoambulancat e Peço Vasilit dhe Tritan Kryemadhit. Janë autoambulanca të pajisura me instrumentet për të sëmurët përkatës. Cdo me thënë kjo rrinë njerëzit në ambulanca se s’kanë vend në spital”, u shpreh kryeministri.








































