Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Mësohet se fushata këtë vit do të drejtohet nga politologu i njohur Adri Nurellari. Madje Nurellari është caktuar si Shef i Fushatës në PD.
Ai vjen së fundmi nga Kosova, pasi u dorëhoq si këshilltar i sih-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në Kosovë, ka qenë edhe këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Po ashtu, në vitin 2005, Nurellari ishte këshilltar i Sali Berishës, kryeministër në atë kohë.










































