Qeveria e Greqisë ka vendosur të shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërisë, duke marrë shkasë nga të dhënat e fundit epidemologjike në vendin tonë.
MEPJ shqiptare bën të ditur se: “Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi. Certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit. Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm. Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë”.








































