Bernard Shaland, trajneri i Kosovës nuk do të jetë present në ditën e sotme teksa Dardanët luajnë miqësoren ndaj Shqipërisë. Në një njoftim të fundit, Federata e Kosovës ka bërë të ditur se tekniku zvicerian pas testimit ka rezultuar pozitiv dhe së bashku me të edhe një nga pjesëtarët e stafit.
Të dy kanë marrë masat e nevojshme dhe janë izoluar deri në testin e radhës ndaj Sllovenisë në Ligën e Kombeve. Kështu, në ndeshjen e sotme ndaj kuqezinjve në stolin e Kosovës për ta drejtuar ekipin në fushë do të jetë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.
Ndërkaq, ditën e djeshme trajneri Shaland ka qenë në konferencë për shtyp, ndërsa ka qenë së bashku edhe lojtarët ndaj shpresohet që nga kjo situatë të mos jetë prekur askush tjetër.








































