Google search engine
Home Aktualitet Boshatisen rrugët pas orës 22.00, autorizim në e-albania për raste emergjence

Boshatisen rrugët pas orës 22.00, autorizim në e-albania për raste emergjence

0
297

Zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq  Ziu, është shprehur se pas orës 22:00 do të lejohen të lëvizin vetëm personat që kanë emergjencë shëndetësore por edhe në këtë rast ata duhet të marrin leje në e-albania.

Në një lidhje live në “Open” ndër të tjera thotë se zonat më problematike janë Blloku, Don Bosko dhe Astiri, ku shton se në këto zona janë shtuar patrullat e policisë.

“Përjashtohen nga ndalimi i lëvizjes ata që kanë probleme emergjente shëndetësore. Edhe në rastet e emergjencës dalja duhet të bëhet duke marrë lejë nga e-Albania. Gjithashtu përjashtohen nga kufizimi i lëvizjës policia, personeli shëndetësor. Zonat më problematike janë Blloku, Don Bosko dhe Astiri. Kemi marrë masa duke shtuar patrullat e policisë në këto zona”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here