Tronditet Vlora që në mëngjes/ Shpërthen lënda plasëse në derën e banesës së 69-vjeçarit, policia jep detajet e para

0
244

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtme të banesës së një shtetasi në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here