Sekuestro ndaj pasurive të Ylli Ndroqit/ Zbardhet kërkesa e avokatëve ndaj Prokurorisë: Po i shkakton dëme të mëdha…

0
263

Dy avokatët e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, Besnik Muçi dhe Jordan Daci kanë kërkuar revokim të vendimit të gjykatës, e cila ka vënë nën sekuestro prej rreth tre muajsh pasuritë e Ylli Ndroqit.

Sipas Muçit, vendimi për sekuestro ka qenë një vendim i nxituar pas prokuroria nuk ka kryer një hetim të hollësishëm dhe të plotë. Ndërsa shtoi se, kjo sekuestro ka sjellë dëme të mëdha për presidentin e RTV Ora dhe Ora Neës.

Avokati shtoi se, “çdo cent apo qindarkë e shpenzuar nga zoti Ylli Ndroqi rrjedh nga burime të ligjshme e të deklaruara“.

Besnik Muçi: “Dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Apelit për vendosjen e masës sekuestro, në kuadër të ligjit Anti-Mafia, për pasuritë e shtetasit Ylli Ndroqi.

Ne e paraqitëm në prokurori duke vlerësuar se qëndrimi në fuqi i masës së sekuestros ka dëmtuar dhe po dëmton në mënyrë të pariparueshme, ka ulur në mënyrë drastike vlerën e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi si dhe ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e markave të njohura që ky shtetas përfaqëson këtu.

Në gjykimin tonë, kërkesa e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës për vendosjen e masës së sekuestros, minimumi ka qenë një kërkesë e nxituar pasi prokuroria nuk ka kryer hetim të plotë, sipas parashikimeve të Ligjit Anti-Mafia. Sipas nenit, 2, 6, 7, 8, 9, 10 të këtij ligji.

Përveç se ka kryer verifikimin e pasurisë që ka, zoti Ylli Ndroqi nuk ka kryer asnjë hetim lidhur me burimin e të ardhurave.

Sipas provave që paraqitëm në prokurori rezulton se, çdo cent apo qindarkë e shpenzuar nga zoti Ylli Ndroqi rrjedh nga burime të ligjshme e të deklaruara”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here