Përfundon hetimi për këngëtaren Fjolla Morina/Zbardhet çfarë kërkoi prokuroria

0
223

Përfundon hetimi për çështjen e Fjolla Morinës, ndërsa dosja ka kaluar për gjykim.

Bëhet me dije se prokuroria do kërkojë pushim çështje për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla e Fitim Muja.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Së bashku me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muja, të cilët po udhëtonin me të

Prokuroria dha masën ‘arrest shtëpie’ për këngëtaren dhe shoqëruesit e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here