Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit/ Sekretari i MI-së zbulon dokumentet e rëndësishme, për çfarë bëhet fjalë?

0
318

Ministri i infrastrukturës së bashku me sekretarin e kësaj ministrie gjatë një konference për media kanë folur për vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga thesari i shtetit.

Edhe Abrashi edhe sekretari i MI-së kanë mohuar se zyrtare të kësaj ministrie ka qenë në dijeni për transaksionin e paligjshëm.

Abrashi para gazetarëve ka thënë se është informuar nga sekretari për transaksionin e paligjshëm, dhe menjëherë pas kësaj kanë lajmëruar policinë e Kosovës.

“Sekretari i ministrisë me ka sqarua dhe me ka konfirmua se zyrtaret e mistrisë apo ky vet nuk ka qenë në dijeni për këtë transaksion të paligjshëm. Prandaj ajo që mund të them është se ka qenë një lajm i pavërtetë. Ajo çka mund të them është se sekretari i MI-së informatën për një transaksion të paligjshëm e ka pranuar me datë 19 si dyshim dhe atë dyshim e ka ngrit në thesar dhe kur është vërtetuar se transaksioni ka qenë i paligjshëm e ka dërguar në polici. Pra jemi këtu për te hequr dilemën se sekretari dhe zyrtarë të tjerë kanë qenë ne dijen dhe nuk e kanë deklaruar”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, sekretari i MI-së Izedin Bytyqi tha se informatën për vjedhje e ka pranuar nga një zyrtar i MI, i cili e njoftoi se janë bërë disa pagesa të paautorizuara.

Ai tha se asnjë punonjës i Ministrisë së Infrastrukturës nuk është i ndërlidhur me këtë rast, dhe se ata vetëm e kanë raportuar ngjarjen në polici duke treguar edhe dokumentet për këtë.

“Për me sqaru, unë si sekretar i ministrisë e kam pranu informatën për këtë vjedhje dhe transaksion, më datë 19 tetor ditën e hënë. nga zyrtari i cili e ka vërejtë se janë bë pagesa të paautorizuara, mirëpo që vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së Financave. MI e ka zbulu vjedhjen dhe e ka raportu rastin në polici, deri tash nuk ka ndërlidhje të ndonjë zyrtari të MI me këtë rast.”, ka thënë Bytyqi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here