Zbulohet skandali i djalit të Biden me ish-këshilltarin e Trump, drogë dhe s*ks me të mitura

0
356

Një skandal i ri është zbuluar për Hunter Biden, djalin e kandidatit demokrat për president Joe Biden dhe ish këshilltarin e Trump, Steve Bannon.

Pamjet e skandaleve seksuale janë publikuar në një platformë kineze online, ku shihet djali i kandidatit për President të ShBA, Joe Biden duke konsumuar lëndë narkotike dhe duke kryer marrëdhënie seksuale me disa gra.

Një nga videot e akuzon Joe Bidenin si të kontrolluar nga Kina pasi shoqërohet me mesazhin: “Kandidati për president Joe Biden kontrollohet 100% nga Partia Komuniste Kineze si një nga instancat politike më të suksesshme të programit BGY.”

Pamjet janë censuruar ndërsa mbetet e paqartë nëse janë të ligjshme apo jo. Edhe faqe të tjera në rrjete sociale e kanë ndaluar qarkullimin e imazheve, por kopjet nuk i kanë shpëtuar syrit publik.
Ndërsa në materialet e marra nga laptopi i Bidenit të ri tregoheshin dhe emaile që sugjeronin se Joe Biden ishte përfshirë në marrëdhëniet e biznesit të të birit ndërkohë që ishte zv.president në administratën e Barack Obamës.

Të dy Bannon dhe avokati i presidentit Rudy Giuliani kanë premtuar se do të ketë më shumë materiale të Hunter Biden. Madje Giuliani ka pretenduar se ka parë imazhe të vajzave të mitura në laptopin e Hunter Bidenit, të cilin thotë se ia ka dorëzuar policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here