“Deti” në Hagë, diplomati i njohur mesazh kolegëve: Si nuk merrni pak shembull nga…

0
183

Diplomati Shaban Murati shprehet se nuk ka fenomen më të dhimbshëm, sesa ai kur personat me tituj akademikë, nuk punojnë në mbrojtje të interesit kombëtar. Murati shton, se mes të tjerave dhe prej këtyre qendrimeve, Shqipërisë i janë tkurrur dhe po vijojnë ti tkurren kufijtë.

“Këshilla për miqtë: Nuk ka fenomen me të dhimbshëm se sa kur ata, që tundin si spaleta titujt akademikë, në çeshtjet më të ndjeshme kombëtare të sovranitetit dhe të integritetit territorial mbrojnë apriori qendrimin antikombëtar të partisë së tyre dhe jo interesin e Shqipërisë. Ndaj Shqipërisë i janë tkurrur dhe po i tkurren kufijtë.

Si nuk marrin pak shembull nga akademikët e Serbisë dhe të Greqisë, të cilët venë atdheun mbi partitë, dhe kufijtë e shteteve të tyre janë zgjeruar e po zgjerohen me territore tokësore dhe detare shqiptare”, shkruan Murati në postimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here