U përjashtua nga ‘Përputhen’ pas një debati të ashpër me konkurrentët/ Shqipja shpall ‘luftë’, bën deklaratën e papritur: Shumë veta do fundosen

0
333

Tashmë 28-vjeçarja, Shqipe Hysenaj mund të themi se i ka shpallur luftë “Për’Puthen”, show-t më të ri televiziv ku duhet thënë që i dha edhe famën.

Duket se përjashtimi për një kohë të pacaktuar nga produksioni nuk është pritur edhe aq mirë nga Shqipja, e fundit kjo që ka reaguar tashmë hapur në lidhje me këtë.

Në një postim në Instagram, Shqipja shkruan:

“Faleminderit të gjithëve për suportin tuaj…nuk do jua harroj kurrë dhe të dini që me ndihmën tuaj dhe drejtësinë time do fundosen shumë veta”, ndërsa shënimin e saj e shoqëron edhe me një trepikësh.

Vendimi për përjashtimin e 28-vjeçares është marrë pasi Shqipja bullizoi Gracionon, për faktin se është biseksual, dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për flokët.

‘Përgjegjësia jonë është shumë e madhe, jo vetëm nga publiku por dhe logos që përfaqësojmë. Ne kurrsesi nuk bëhemi palë e thirrjeve homofobe dhe bullizuese. Ajo ka shfaqur sjellje të papërshtatshme. Top Channel do të mbrojë këdo. Ne kemi vendosur që përjashtojmë Shqipen në një afat të pacaktuar nga programi”, u shpreh moderatorja Bora Zemani, në hyrje të emisionit të ditës së djeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here