Greqia goditet nga tornadoja e fuqishme, banorët në panik (Publikohen pamjet e frikshme)

0
311

Moti i keq ka goditur pjesën jugore të Greqisë. Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri kanë bërë që Kreta dhe pjesa jugore e Greqisë të bllokohen.

Rrugët janë mbuluar nga akulli dhe shumë dëme janë shkaktuar sipas raportimit të mediave të huaja.

Në Nea Alikarnasos të Kretës, shumë vetura janë mbuluar me ujë ku nga të reshurat e shiut ka arritur në 80 centimetra thellësi.

Nga pamje të publikuara në rrjete sociale shihet tornado në det.

Në rajonin Hanje ka pasur rrëshqitje dheu e banorët e Rodosit, Santorinit dhe Naksosit kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here