David Beckham “e kopjon”, Bes Kallaku i jep këshilla: I re hiles edhe ti…

0
37

Bes Kallaku është një ndër aktorët më të njohur të humorit. Pavarësisht se është zhvendosur për të jetuar në kryeqytet, ai nuk e ka harruar jetën në fshat.

Aktori i famshëm shkon shumë shpesh në Bubq ku ndan edhe momente me ndjekësit në rrjetet sociale.

Dhe duket se nga Bes Kallaku është “frymëzuar” edhe ish-futbollsti i njohur, David Beckham i cili ka publikuar foto në një lëndinë me vajzën e tij duke mbledhur të mbjella.

Foto e David Beckham me shportën në dorë, u shpërnda nga Bes Kallaku në Instagram-in e tij, ku edhe nuk munguan batutat.

“O Davido, i ke rënë hiles edhe ti e? Gjoja sikur po mbledh barishte me bo byrek. Ncncnc hap noi serë damotesh o loku! (Ky është koment vetëm për katunarët si puna jonë,”- ishte komentoi i Bes Kallakut në foton e ish-futbollistit.

Ndërsa në mbishkrimin e imazhit aktori shkroi: “Ja thash nuk e mbajtja më”, dhe e shoqëroi me emoji duke qeshur me lot.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj