Studimi që po i habit të gjithë!/Analiza që zbulon kancerin katër vite përpara se të shfaqet

0
15

Rrezikshmëria e sëmundjes së kancerit është e lartë, madje në shumicën e rasteve fatale për jetën e njeriut.

Është e vështirë për t’u zbuluar në kohë, ndaj edhe vdekshmëria është e lartë.

Por, një grup shkencëtarësh nga Amerika dhe Kina bënë një test që mundëson analizën e gjakut të një pacienti për të zbuluar kancerin katër vjet para se të shfaqen simptomat.

Të paktën këtë shkruan revista shkencore Nature Communications.

Shkencëtarët në Kinë mblodhën mostrat e gjakut nga pacientët që luftonin me kancer në periudhën nga 2007 deri më 2017.

Më shumë se 120 mijë njerëz morën pjesë në hulumtim, nga i cili u morën më shumë se 1.5 milion mostra gjaku.

Duke vepruar kështu, shkencëtarët morën analiza nga njerëzit që u diagnostikuan me kancer vetëm disa vjet pasi dhuruan gjak.

Testi mund të zbulojë kancerin e stomakut, ezofagut, mëlçisë dhe mushkërive. Theksohet se testi “PanSear” mundëson zbulimin e kancerit në fazat e hershme te pacientët asimptomatikë, me një probabilitet saktësie prej 91 për qind.

Shkencëtarët thonë se do të vazhdojnë ta përsosin metodën, thuhet në artikull.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj