Plas keq sherri/ “Pusho se të tregova se çfarë ke marrë nga zyra e atyre… Do të nxjerr bojën”, Ahmetaj debaton ashpër me Bardhin: Nuk do i gëzosh lekët…!

0
282

Mbrëmjen e djeshme ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj është përplasur me ish deputetin e Partisë Demokrate, Gazment Bardhi.

Në një ndërhyrje telefonike në emisionin “Opinion”, Ahmetaj ka sqaruar çështjen e inceneratorëve, por është ndërprerë nga Bardhi. 

Ministri ka ngritur zërin dhe i është drejtuar Bardhit me fjalët ‘pusho se të tregova se çfarë ke marrë nga zyra e atyre’.

Pjesë nga debati:

Ahmetaj: Pusho!

Bardhi: Mos më thuaj mua pusho fare ti .

Ahmetaj: Pusho se të tregova ca ke marrë nga zyra e atyre…Do të nxjerr bojën .

Bardhi :Ti je me bojë të nxjerrë.

Ahmetaj: Rri se do të them ndonjë gjë tjetër .

Bardhi: Thuaj ça të duash. Nuk do i gëzosh lekët që ke marrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here