Deklaratat e Metës, Rama: Presidenti në dispozicion të partisë nga vjen e ku po shkon

0
14

Pas takimit me drejtuesit politikë në qarqe kryeministri Edi Rama e ka quajtur fatkeqësi përkeqësimin e gjuhës së presidentit Meta duke u shprehur se ai është në dispozicion të partisë nga vjen dhe drejt së cilës po shkon.

“Shumë e turpshme e sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e misionit të tij. Ka vendosur institucionin në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës vjen dhe drejt të cilës shkon, është vërtetë për të ardhur keq”, tha Rama.

Lidhur me denoncimin e PD-së në SPAK për inceneratorët, ai tha se janë simptomat e dështimit të opozitës.

“Është një periudhë ky simptomat e dëshpërimit e mungesës së vizionit të boshllëkut të programit, ineksiztencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë duke u bërë gjithmonë e më të dukshme, më të turpshme dhe fjalori shqip do të njohë një shpërdorim të madh qoftë nga ana e PD qoftë nga ana e partisë presidenciale. Është fakt që përballë kësaj marrëzie e degradimi ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë punën tonë”, tha Rama

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj