Muriqi lë pas dëmtimin, sulmuesi në dispozicion të Inzagit ndaj Sampdorias

0
250

Vedat Muriqi merkaton që sapo u mbyll u bashkua me Lacion nga Fenerbahçe për shifrën e 20 milionë eurove në total. Pas zbarkimit në Itali ai u kthye edhe njëherë në Turqi për të mbyllur disa dokumentacione dhe atje u konstatua me koronavirus. Sulmuesi qëndroi 14 ditë i izoluar në Stamboll dhe më pas u kthye në Itali.

Pas disa vizitave mjekësore te Lacio, Muriqit iu zbulua një dëmtim dhe për rreth tre javë sulmuesi u desh të punonte për të rikuperuar këtë problem fizik. Pritjes për të debutuar me Lacion duket se i ka ardhur fundi. Nga Italia mësohet se Muriqi e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzagi për sfidën e nesërme ndaj Sampdorias (18:00).

Lacio ka publikuar listën e të grumbulluarve për këtë sfidë dhe në të është edhe emri i Muriqit. Një lajm shumë i mirë për sulmuesin, i cili nuk pritet ta nisë nga minuta e parë nesër, por me siguri do të ketë minuta në dispozicion nga Inzagi, duke parë edhe se në këtë ndeshje mungon sulmuesi kryesor, Çiro Imobile. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here