100 vite më parë njerëzit me maska në rrugë, Rama kujton pandeminë e gripit spanjoll

0
244

Në ditën kur në vend hyn në fuqi zbatimi i aktit normativ për bërjen të detyrueshme të maskave jasht shtëpisë, kryeministri Edi Rama mbron këtë vendim duke postuar foto të pandemisë së gripit spanjoll pothuajse 100 vite më parë.

Në fotot e postuara prej tij njerëzit në 1918 i mbanin maskat kudo jashtë shtëpisë së tyre. Pandemia e gripit spanjoll infektoi 500 milionë persona dhe i mori jetën 50 milionë të tjerëve.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë 🙏”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here