Qentë mund të jenë testuesit e rinj për COVID-19?

0
202

Të njohësh sëmundjen nga era. Kjo është aftësia që kanë fituar disa qen, të trajnar posaçërisht, që falë ndjesisë së tyre të nuhatjes arrijnë të identifikojnë prani të tumoreve, të malaries dhe tani dhe të COVID-19.

Kjo teknikë e thjeshtë dhe pa dhimbje e zbulimit mund të përdoret për të monitoruar koronavirusin në azile, aeroporte, shkolla duke u bërë një mënyrë e rëndësishme për “screening” masiv.

Në disa vende tashmë si Britania e Madhe, Spanja, Finlanda e deri në Australi ekipe studiuesish po trajnojnë qindra qen. Për shembull në aeroportin e Finlandës njerëzit fshijnë lëkurë e tyre me një pecetë pastaj e vendosin në një gotë. Nëse qeni zbulon virusin pasagjeri kryen testin e shpejtë për të verifikuar nëse është pozitiv për momentin.

Sipas The Guardian, çdo lloj qeni mund ta bëjë këtë “mision”. Kohëzgjatja e trajnimit varion nga dy në dhjetë javë. Qentë zbulojnë kimikate të lëshuara nga organizmi dhe që prodhohen kur virusi infekton qelizat. Megjithatë është ende një projekt pilot që nuk po zbatohet në masë të gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here