Kthyen “përmbys” Kuvendin për Kodin Zgjedhor të 2008, Meta takon Legisin pas 12 vitesh: Kohë të paharruara

0
249

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me ish anëtarin e partisë së tij Ndre Legisi, por që u kthye me PS pasi Meta në 2009 firmosi bashkëpunimin me ish kryeministrit Sali Berisha.

Megjithatë mesa duket pas shkëputjes nga politika të Ndre Legisit ruajnë ende miqësinë me Metën. Kujtojmë që Legisi ka qenë një ndër themeluesit e PS-së. Në 2008 bashkë me Ilir Metën, në atë kohë kryetar i LSI-së, kthyen “përmbys” Parlamentin kundër votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të 2008-tës, pasojat e të cilit vijojnë dhe sot.

“Kënaqësi të jem në një drekë ish-eurosocialistësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli.
Ishin kohë të paharruara!
Kohë më të mira do të vinë!
Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur!”, shkruan Meta./ tirananews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here