Korçë/ 48-vjeçarja rrëfen momentet e tmerrit, tregon si tentoi 24-vjeçari ta përdhunonte: Më çoi në ahur të lopës!

0
167

Drita Mujo nga fshati Zvirinë e Korçës, 48 vjeç, ka treguar për Fiks Fare se një 24-vjeçar me inicialet S.M i cili ka tentuar ta përdhunonte është lënë i lirë në masën arrest shtëpie. 24-vjeçari është komshiu i saj dhe njëkohësisht i afërmi i bashkëshortit të saj. Mujo tregon se ditën që kishte shkuar te komshiu për të marrë disa kokrra patate, në shtëpi ka gjetur vetëm 24-vjeçarin S.M i cili e çon në ahurin e lopës për t’i dhënë patatet por aty tenton ta përdhunojë. Drita Mujo tregon se ka ende të nxira në trup.

Zonja ankohet se për t’i shpëtuar dënimit 24-vjeçarin e kanë nxjerë me probleme psikologjike kur në të vërtetë nuk është i tillë. Momentalisht ai ka masën arrest shtëpie.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj