Lindje natyrale apo me operacion? Ja çfarë thotë gjinekologia e njohur

0
66

Të sjellësh në jetë një fëmijë është bekim. Mjekja gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka në “News24” ka renditur arsyet kur një grua mund të lindë natyralisht apo kur t’i drejtohet ndërhyrjes kirugjikale. Keta mbështet lindjen vaginale si më e shëndetshmja, por nuk përjashton nderhyrjen çezariane, në rast kur shëndeti i nënës apo foshnjës është në rrezik. Për të ulur disi frikën nga dhimbjet e lindjes, ajo siguron se nuk zgjasin më shumë e 1 minutë dhe më pas, kur merr beben në krahë duket sikur dhimbjet i largon dikush me dorë.

Më tej ajo rendit disa arsye bindëse për të zgjedhur lindjen natyrale, kur veçon se kostoja e një operacioni është më e madhe se lindja natyrale, qëndrimi në maternitet është më i shkurtër, qumështi natyralisht vjen më shpejt. Gjatë bisedës mjekja siguron se pas lindjes, në të dy format trakti i riprodhimit kthehet shpejt në gjendjen e mëparshme duke mos prekur sferën seksuale, por këshillon një vizitë tek specialistët për të patur gjithçka nën kontroll./ BW

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj