Atentati i bujshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoja, zbardhet lëvizja më e fundit e SPAK

0
302

Organi i prokurorisë ka kërkuar shtyrjen e hetimeve edhe me tre muaj për dosjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Kërkesa është bërë me argumentin se ka nevojë për hetime të thelluara.

Kërkesa është pranuar nga gjykata. Për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshur si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj. Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here