U transportua me urgjencë te Trauma/Burimet nga spitali zbulojnë si është gjendja e shefit të policisë Mentor Hasanaj

0
184

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj mesditën e sotme u transportua me urgjencë nga spitali rajonal i Shkodrës në Tiranë te spitali i Traumës për mjekim të specializuar pas atentatit që iu bë.

Mësohet se gjendja e Mentor Hasanajt është stabël dhe ndodhet ai nën kujdesin e mjekëve. 

Shefit të Policisë Bashkiake iu bë atentat gjatë orëve të drekës teksa po udhëtonte në automjet me të atin dhe bashkëshorten.

Fillimisht ai dhe i ati, i cili po ashtu mbeti i plagosur u dërguan në spitalin Rajonal të Shkodrës ndërsa më pas u bë transportimi i tij drejt kryeqytetit, pasi gjendja ishte më e rëndë nga plumbat që mori.

Autori i kishte ndjekur me një motor tip “Papaq” dhe priti deri në momentin kur makina ka ndaluar për të qëlluar drejt tyre dhe më pas është pozicionuar edhe anash, në krah të shoferit.

Mentor Hasanaj ishte në makinë bashkë me të atin dhe të shoqen por kjo e fundit i shpëtoi plumbave, ndërsa babë e bir mbetën të plagosur.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien e autorit në pranga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here