“Ju po bëni si virgjëresha këtu”/ Plas sherri në ‘Top Channel’,Fjoralba Ponari i kthehet keq Lulzimit

0
236

Tema e marrëdhënieve të meshkujve të vegjël në moshë me femra më të mëdha në moshë ka përplasur Lulzim Jasharin me Fjoralba Ponarin, sot në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

Gjatë argumentimit të tij, Lulzimi, i cili njihet nga publiku për pjesëmarrjen e tij në ‘PërPuthen 1’, tha se ditët e sotme femrat shohin interesin.

Duke shtuar se shumë femra kanë prishur familjet.

Më tej iu drejtua vajzave në studio, se ata po sillen si “virgjëresha”, me argumentet që japin rreth temës.

Këto fjalë nxitën reagimin e Fjoralbës, e cila e cilësoi mendimin e Lulzimit si një “term injorant”.

Lulzim: Ditët e sotme interesi është më evident. Femrat e shohin shumë interesin. Meshkujt ndoshta po bëjnë gjithçka për të arritur diçka një jetë dhe po dalin vajzat që ja prishin familjen ose e ndan nga burri. Ju po bëni pak si virgjëresha këtu.

Fjoralba: Si ça po thua more Lulëzim? Si virgjëresha? Term më injorant se “po bën si virgjëreshë” nuk ka. Ne top 5-cen e injorances. Na e shpjego, na hidh pak drite ne injoranteve ketu.

Lulzim: Ka shumë aspekte. Për këto gjëra nuk është askush dakord, janë fjalë që i prek të gjithë por dua të jem vetvetja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here