Vetingu/ Ambasada e SHBA-së: Vëzhguesit tanë në ONM, garantojne respektimin e ligjit

0
207

Një ditë pas shefes së ONM-së e cila kërkoi të mos sulmohen organet e vetingut ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Në një deklaratë të saj thuhet se procesi i vetingut të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim dhe se në strukturën e ONM dy vende janë të SHBA, duke siguruar kështu që organet e vetingut të respektojnë ligjin.

DEKLARATA E AMBASADES SE SHBA

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here