Efektivi i rrugores i vendos gjobë për parkimin e gabuar, por shoferi e bën për spital dhe ia mbath.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Parrucë” në Shkodër, ku Indrit Shtegu kishte parkuar triçiklin e tij dysh për të cilën do të paguante për kundravajtjen.
Hysni Idrizi, efektivi i policisë rrugore i vendosi gjobën duke nisur edhe debatin mes tyre, ku Shtegu e ka goditur me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.
Idrizi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe mësohet se i ka thyer nofullën. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se Indrit Shtegu ka probleme të shëndetit mendor. Ai tashmë është shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë dhe kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë.