Kryeministri Rama: Porti i Durrësit nuk do të jetë më aty, ja ku do të zhvendoset!

0
393

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se do të bëhen ndryshime themelore në portet e venit . Kështu sipas Ramës porti aktual i Durrësit, i mallrave do të zhvendoset nga aty dhe do të kalojë në Porto Romano, ndërsa ai aktuali do të kthehet në port turistik.

Rama: Ata premtonin Transballkaniken dhe portin turistik. Kurrë nuk u bënë. Unë as e dija çfarë ishte transballkanikja mendoja që do sillnin gjithë Ballkanin këtu. S’e bënë, ne e bëmë. Portin turistik do e nisim ne, në pranverë do jetë kantier, para zgjedhjeve, dhe ndërkohë do ndërtojmë portin e ri të mallrave te triporti për mallrat dhe për peshkatarët e Vlorës. Porti i Durrësit do iki nga aty, aty do bëhet porti turistik. Nuk mundet që të shkarkohet krom dhe qymyr në zemër të qytetit si në klohën e kështjellave buzë Adriatikut. Do ndërtojmë portin e ri të mallrave në Porto Romano. Nuk është HD, është diçka që do të nisi shpejt. Po ashtu do të kemi portin e ri në Sarandë, që do të nisë përpara se të mbarojë ky mandat. Dhe do të nsiim punën me qeverinë e Kosovës për të konsideruar portin e Shëngjinit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here