Interi merr përgjigjet e tamponëve, skuadrës i shtohet edhe një i infektuar

0
178

Te Interi vazhdon të bëhet edhe më keq situata prej COVID-19. Në klub u bënë sërish testime pas katër rasteve të konfirmuar si Bastoni, Galjardini, Naingolan dhe Shkriniar. Por, në përgjigjet e tamponëve ka rezultuar edhe një tjetër futbollist pozitiv duke u bërë pesë të prekur.

Këtë herë është portieri Ionut Radu që duhet të vendoset në karantinë pasi ka rezultuar me COVID-19. Këtë e ka komunikuar vetë klubi zikaltër ndërsa theksojnë se nesër janë parashikuar të tjera teste për të parë nëse virusi ka prekur më shumë futbollistë.

Tashmë, problem i madh për trajnerin Antonio Konte është fakti se më datë 17 tetor është derbi ndaj Milanit dhe Interit mund t’i mungojnë lojtarë të rëndësishëm të formacionit titullar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here