“Historia e Tiranës më hologramë”, me rastin e 100 vjetorit si kryeqytet

0
255

“Historia e Tiranës në hologramë” u prezantua në një aktivitet të realizuar nga Qendra TI, që mbushi mbrëmjen në sheshin “Nënë Tereza”. Ministrja e Kulturës Elva Margariti më herët u shpreh se me “Historia e Tiranës në hologramë”, përjetohen momente të rralla. “Për herë të parë, me rastin e 100-vjetorit të Tiranës-kryeqytet, do të përjetojmë një moment të rrallë. E tejkalon shekullin dhe na përfshin të gjithëve në një rrugëtim në kujtesën e këtij qyteti, prej lashtësisë deri sot. Video art mbi historinë, kulturën dhe etnografinë e Tiranës, e cila përshkruhet përmes figurave 3D”, shprehet ministrja Elva Margariti. Video përmban disa elementë artistikë të kombinuar së bashku; pikturë, narracion, muzikë, modë, etj, dhe sipas ministres së Kulturës Elva Margariti modelet me etnografinë shpjegojnë periudhat e historisë. “Modele që përcjellin etnografinë shqiptare, të sjellë nga hologramet në formë reale, shoqëruar me muzikë etno dhe narracion për secilën epokë, trajtuar si përrallë e butë, që shpjegon gjithë periudhat e historisë”, shkruan ministrja Margariti. Aktiviteti i realizuar nga Qendra TI është me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë. Ky aktivitet vjen në vijim dhe të atyre që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në Tiranë, në 100 -vjetorin e saj si kryeqytet i vendit tonë. Historia e qytetit të Tiranës si qyteti i sotëm fillon në vitin 1614 kur Sulejman Pashë Bargjini, një feudal i pasur nga fshati Mullet ndërtoi katër objekte: xhaminë, hamamin, furrën e bukës dhe hanin të cilat u bënë bërthama e qytetit të ardhshëm. Aktualisht të vetmen gjurmë të rithemelimit të qytetit kemi varrin e Kapllan Pashës. Tirana përshkruhej si një qytet shumë i bukur, me ngjyra shumë të gjalla, mes ujërave dhe gjelbërimit. Për Tiranën është shkruar shumë, si një qytet me një jetë të zhvilluar. Xhamitë e Tiranës konsideroheshin elegante dhe shumë artistike në dekoracionin e tyre të brendshëm. Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here