Donald Trump “serish” ne gare

0
43

Me më pak se një muaj përpara datës së zgjedhjeve, diagnoza me COVID-19 e Presidentit Donald Trump e ka rikthyer pandeminë në epiqendër të garës presidenciale.

Doktori Sean Conley është shprehur se, Donald Trump, i është përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” mjekimit. Sipas tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka përfunduar trajtimin për Covid-19, e tashmë mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë.

Pas deklaratave të mjekut, presidenti amerikan është shprehur se ka mundësi që të bëjë një tjetër provë për koronavirusin dhe shpresonte të mbante një tubim gjatë fundjavës, raporton BBC.

Më herët Trump u tërhoq nga debati televiziv të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden. Ai tha se “nuk do ta humbas kohën time në një debat virtual” pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë sepse Trump kishte dalë pozitiv për koronavirus.

Mediat amerikane shkruajnë se ky veprim shkaktoi një grindje rreth mënyrës dhe kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj