Shpërthim eksplozivi në një banesë, policia jep detajet e para

0
228

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në mjediset e jashtme të një shtëpie në fshatin Fllakë të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe për fat të mirë nuk raportohet lëndime në njerëz. Sipas burimeve zyrtare shtëpia ishte e pabanuar.

“Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here