Shqetësimi i OBSH: Rritje të rasteve dhe në vendet që e kishin menaxhuar me sukses pandeminë

    0
    255

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për shpërthimet e COVID-19 në vendet që kanë menaxhuar me sukses pandeminë deri më sot, të tilla si Kuba dhe Xhamajka.

    Kështu u shpreh sot drejtori Rajonal, Carissa Etienn, i cili theksoi ndër të tjera se lajmi i mirë është se rastet serioze kanë rënë në SHBA dhe në kujdes intensiv shkojnë shumë më pak njerëz.

    Më shumë se 17 milion raste janë testuar pozitivë dhe më shumë se 574,000 viktima nga koronavirusi janë raportuar në SHBA. Vendet më të prekura janë Brazili dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe vendet e tjera po përjetojnë shpërthime.

    “Mbi gjysmë milioni fëmijë dhe adoleshentë në zonën tonë janë infektuar dhe këto numra po rriten. Shumë nuk e dinë që janë infektuar sepse kishin simptoma të lehta ose aspak”, shpjegoi Etienne.

    Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit me ngjyrë kanë tre herë më shumë të ngjarë të infektohen sesa të bardhët, pesë herë më shumë të shtrohen në spital dhe dy herë më shumë të vdesin.

    Emigrantët janë gjithashtu më të prekshëm dhe autoritetet ndërkombëtare të shëndetit po ndihmojnë qeveritë e Ekuadorit, Kosta Rikës, Brazilit dhe Meksikës të gjejnë mënyra për të siguruar që këta njerëz të kenë akses në ushqim dhe kujdes shëndetësor.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here