Aksidenti në Fushë-Kruj/Policia shokohet nga ajo çfarë gjen brenda mjetit

0
96

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin ku si pasojë humbi jetën pasagjeri 26-vjeçar dhe u plagos shoferi.

Mirëpo detaje të reja vijë nga ky aksident që përgjaku rrugët sot. Mësohet se makina ‘Audi’ me të cilin ata udhëtonin ka rezultuar e vjedhur  dhe policia ka gjetur brenda saj targa, maska dhe disa doza me drogë.

Por si ndodhi aksidenti?

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë.

Në njoftimin zyrtar, policia tha se mjeti tip “Audi”, kishte humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj