Taulant Balla: Më 25 prill 2021, partia e Ilir Metës do ikë për skrap. Inati i presidentit ngatërrestar do marrë fund

0
252

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se më 25 prill 2021, LSI do të marrë fund si parti politike.

Balla shtoi se premtimin që bënte Basha më 2017 se do ta çojë LSI-në për skrap, do ta realizojë PS më 2021.

Ndërsa ,në lidhje me këto deklarata, analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se maxhoranca ka qenë ajo që ka promovuar e votuar Metën, ndërsa sot e shan.

Agron Gjekmarkaj: Dje është goditur Kushtetuta, nga një parlament që për mua nuk është legal. Presidenti po bën një detyrë qytetare, si i vetmi institucion që nuk është kapur nga maxhoranca.

Prishën koalicionet, prishën paktin e 5 qershorit, kështu që i pri i shtetit duhet të reagojë dhe e ka detyrë. ta shohim sesi do të reagojë më tutje. Vetë zoti Balla ka thënë se Meta është presidenti më i mirë, kur e zgjodhi maxhoranca. Kur Meta iu duhej, e lavdëronin, ndërsa tani e shajnë.

Arjan Vasjari: Presidenti në një demokraci, do të ishte totalisht jashtë parametrit të tij kushtetues, nëse do bënte këtë që po bën tani, sepse përfaqëson parimin e neutralitetin. Meta është antikorpi, kur gjithë sistemi është kapur vetëm nga njëra palë.Meta ka dalë jashtë kuadrit të tij, për arsye politike. Mendoj se kushtet që është Shqipëria nuk janë të mira.

Taulant Balla: Të thuash se Ilir Meta është vaksina e demokracisë shqiptare kjo është më e rënda. Ilir Meta ka qenka anti-Covidi. Del me Meta lloj lloj skifteri nëpër Laç e Shijak e promovon kandidatët e LSI-së. Mediat publikojnë sekuenca ku mbrohet Kushtetuta me skiftera.

Agron Gjekmarkaj: Ke inkoherencë në atë që thua, ju e keni lavdëruar Metën sepse ju duhej atëherë. Tani e shani, sipas interesave tuaja.

Taulant Balla: Ilir Meta nuk ka lidhje me Kushtetutën. Meta është i shqetësuar për LSI-në, partinë e tij. Meta është në një fushatë të partisë së tij. Meta ka muaj që ka kthyer presidencën në një vend të opozitës. Meta iu thotë skifterave se më 26 prill do jetë ministër i Brendshëm.

Por ua them unë këtu se më 25 prill 2021, partia e Ilir Metës do ikë për skrap. Premtimin e pambajtur i Lulzim Bashës më 2017 do ta mbajmë ne si PS. Ku ta gjej që Meta e Basha të jenë bashkë. Inati i këtij ngatërrestari duhet të marrë fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here