Stresi tha se Keisi mban ende mbiemrin e tij, por çfarë thotë ajo?

0
72

Në një intervistë të një dite më parë Stresi foli njëherë e mirë për shkaqet e ndarje së tij dhe Keisit teksa tha se ajo mban ende mbiemin e tij.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar vetë bukuroshja duke thënë se është divorcuar prej tij.

ë intervistën e mbrëmjes së kaluar përballë Alaudin Hamitit, Stresi është shprehur se do të flasë për herë të fundit për Kejsin dhe se do ta mbyllë këtë temë.

Ai ka pranuar se nuk është më me Kejsin dhe se nuk mund të flasë për një rikthim.

“E them këtu, aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua, përderisa ka mbiemrin tim akoma. Nuk është e lehtë! Për një mundësi për rikthim nuk mund të flas. Unë po eci para. Jam shumë mirë aktualisht.”

Lidhur me këtë, nuk ka munguar një reagim edhe nga ish-partnerja e tij duke treguar të vërtetën.

Ajo ka fotografuar kartelën e punës, ku lexon: ‘Keisi Bezhani’. Shihet se ajo nuk mban më mbiemrin Lushaj dhe se nuk ka një mundësi tjetër për këtë.

“Kartela më e lezetshme e kompanisë”, ka shkruar ajo, duke shtuar edhe një ‘emoji’ feste. Keisi ndërkohë prej shumë vitesh jeton dhe punon në Kanada, teksa e ka mbajtur raportin me reperin në distancë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj